Ndërlidhjet

KFOR: Hetohen shkrimet që i referohen një dokumenti sekret


KFOR-i thotë se e ka ngritur një komision hetimor për t’i verifikuar shkrimet e ditëve të fundit në mediat e huaja, lidhur me ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët është thënë se ishin udhëheqës të krimit të organizuar.

Këto shkrime i ishin referuar një dokumenti sekret të KFOR-it nga viti 2004, raportoi RTK-ja.

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Erhard Byhler, bëri të ditur se për këtë dokument, në të cilin ishin mbështetur mediat e huaja, duhet të bëhen hetime dhe pas tyre do të mund të thuhej nëse me të vërtetë ekziston një dokuement i tillë.
XS
SM
MD
LG