Ndërlidhjet

Japonia për të katërtën herë kampione e Azisë


Kombëtarja japoneze e futbollit për herë të katërt ka fituar titullin e kampionit të Azisë, duke mundur Australinë 1:0. Sulmuesi Tadanari Li ka shënuar golin e vetëm në minutën e 109-të.

Kupa e Azisë për vitin 2011 u mbajt në Katar, ndërsa pozita e tretë i ka takuar Koresë së Jugut, e cila ka mposhtur Uzbekistanin me rezultat 3:2.

Titullin e kampionit të Azisë, Japonia e kishte fituar në vitet 1992, 2000 dhe 2004.
XS
SM
MD
LG