Ndërlidhjet

Vazhdojnë trazirat në Egjipt


Në Egjipt janë mbyllur shkollat, bankat dhe tregjet e aksioneve, për shkak të protestave të vazhdueshme që kanë përfshirë vendin.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të sigurisë dhe protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Demonstruesit kanë qëndruar gjatë gjithë natës në rrugë, përkundër shtet-rrethimit të urdhëruar nga regjimi.

Mubarak të shtunën ka emëruar Omar Suleimanin në postin e zëvendëspresidentit, për herë të parë pas 30 vjetëve në pushtet.

Por, protestuesit thonë se ndyrshimi nuk ka shkuar aq larg dhe vazhdojnë të këmbëngulin se Mubaraku duhet të largohet.
XS
SM
MD
LG