Ndërlidhjet

Nisin Lojërat Dimërore të Azisë


Në Kazakistan sot hapen Lojërat Dimërore të Azisë 2011, nën moton “Harmonia e qëllimit – harmonia e shpirtit”.

Kjo është hera e parë që Kazakistani pret një performancë sportive të kësaj shkalle, që kur ka shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, 20 vjet më parë.

Spektakli sportiv do të zgjasë deri më 6 shkurt, ndërsa ngjarjet do të zhvillohen në qytetet Almati dhe Astana.

Mbi 1,000 atletë nga 25 vende aziatike – përfshirë Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut – pritet të konkurrojnë në skijim, patinazh dhe hokej.
XS
SM
MD
LG