Ndërlidhjet

logo-print

Marti: Hetimet të kryhen nga një autoritet i pavarur


Akuzat për trafikim të organeve dhe “lidhjet e disa qarqeve politike në Kosovë me krimin e organizuar” duhet të hetohen tërësisht, ndërsa hetimet duhet t’i kryejë ndonjë organ i pavarur jashtë Kosovës, e jo EULEX-i, ka thënë raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Në një intervistë për mediat serbe, pas miratimit të raportit të tij në Asamblenë Parlamentare të KE-së, Marti ka thënë se për hetime të tilla është e nevojshme të sigurohet mbrojtja e plotë e dëshmitarëve. Ai ka kërkuar edhe bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare.

“Nuk është se nuk kam besim te asnjëri që punon në EULEX; në raportin tim kam deklaruar se ka njerëz me vlera të mëdha… Por, kur duhet kryer hetime për personalitetet që kanë përgjegjësi të madhe politike në vend, duhet gjetur një tjetër zgjidhje, një autoritet që është jashtë Kosovës dhe plotësisht i pavarur”, ka thënë Marti.
XS
SM
MD
LG