Ndërlidhjet

Gjermani: Dhjetë viktima në aksidentin hekurudhor


Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur në një aksident hekurudhor në verilindje të Gjermanisë.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes së trenit të mallrave me trenin e pasagjerëve, i cili në kohën e aksidentit po udhëtonte ndërmjet qyteteve Magdeburg dhe Halbershtat.

Mbi 150 zjarrfikës, policë dhe punëtorë të tjerë shpëtimi po punojnë në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG