Ndërlidhjet

Irani zgjedh ministrin e jashtëm


Parlamenti i Iranit ka zgjedhur zyrtarisht shefin e agjencisë bërthamore, Ali Akbar Salehi, në postin e ministrit të jashtëm.

Pro kandidaturës së tij kanët votuar 146 deputetë nga 241 sa ka Parlamenti iranian.

Duke folur para votimit, Salehi u tha ligjvënësve se mosmarrëveshja me bashkësinë ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Teheranit, është “njëra nga pikat më të rëndësishme të politikës së jashtme”.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka përfshirë Salehin në Parlament, duke thënë se Irani ka nevojë “për një politikë të jashtme, e cila është transparente, aktive, e fuqishme dhe me ndikim”.
XS
SM
MD
LG