Ndërlidhjet

logo-print

Netanjahu: Të ruhet marrëveshja e paqes me Egjiptin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se marrëveshja e paqes me Egjiptin duhet ruajatur, pavarësisht kaosit që ka përfshirë Kajron.

Kjo ishte deklarata e parë publike e Netanjahut që nga nisja e trazirave në Egjipt, gjashtë ditë më parë.

Ai tha se “synim i tij është të sigurojë mbrojtjen e lidhjeve paqësore ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit – gjë që është e rëndësishme për stabilitetin gjeopolitik në Lindjen e Mesme”.

Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1,000 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet forcave të rendit dhe protestuesve në Egjipt, që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG