Ndërlidhjet

99% e Sudanit jugor votoi për shkëputje


Njoftimi zyrtar për referendumin mbi pavarësinë e Sudanit jugor i konfirmoi raportet se shumica kanë votuar për shkëputje nga pjesa veriore.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit Xhuba në Sudanin jugor, pasi zyrtarët e zgjedhjeve thanë se 98.57 për qind e votuesve nga 10 shtetet jugore kanë zgjedhur të ndahen.

Pavarësia për pjesën jugore do të hyjë në fuqi më 9 korrik.

Votimi u premtua në vitin 2005 si pjesë e marrëveshjes paqësore që i dha fund dekadave të konfliktit ndërmjet veriut dhe jugut, ku humbën jetën rreth 2 milionë njerëz.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, e përshëndeti votimin paqësor, por tha se është i shqetësuar për disa çështje të pazgjidhura në kufirin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG