Ndërlidhjet

logo-print

Ban i kërkon Egjiptit të respektojë të drejtat e njeriut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, u ka bërë thirrje autoriteteve të Egjiptit të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Ban kërkoi “respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut".

“Ne duhet të dëgjojmë me vëmendje zërin e popullit, aspiratat, sfidat dhe shpresat e tij për një të ardhme më të mirë”, tha Ban.

Ai i bëri këto komente në samitin e Unionit Afrikan, që u hap sot në Adis Ababa.
XS
SM
MD
LG