Ndërlidhjet

Pakistanezët sulmojnë kamionët e NATO-s


Persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit kanë sulmuar tre kamionë të NATO-s, pasi janë kthyer nga dërgimi i furnizimeve për trupat në Afganistan.

Policia tha se njëri kamion është përmbysur, ndërsa dy të tjerëve u është vënë flaka. Nuk bëhet e ditur për të plagosur në mesin e shoferëve.

Kamionët që transportojnë furnizime për forcat e huaja në Afganistan janë vazhdimisht në shënjestër të sulmuesve pakistanezë.
XS
SM
MD
LG