Ndërlidhjet

Sarkozi: Franca mbështet tunizianët dhe egjiptianët


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se Franca qëndron prapa popullit në Tunizi dhe Egjipt, porse më shumë do të donte të shihet “ndryshime paqësore” të regjimit.

“Franca, me respekt dhe miqësi, mbështet tunizianët dhe egjiptianët në këtë periudhë absolutisht kritike”, tha Sarkozi gjatë fjalimit në samitin e Unionit Afrikan, ku po merr pjesë si mysafir nderi.

“Demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë vlera, për të cilat organizata juaj lufton çdo ditë. Këto janë aspirata të thella të të gjithë popujve tanë, në të cilat na kujtojnë ngjarjet në Tunizi dhe Egjipt”, ka thënë presidenti francez.

“Dhuna, ngado që vjen, kurrë nuk është zgjidhje, sepse dhuna nuk të çon askund tjetër, përveç në dhunë, sepse dhuna në të gjitha kontinentet vetëm se ushqen dëshpërimin dhe vuajtjet”, ka thënë Sarkozi.

Protestat e dhunshme në Tunizi kanë çuar në përmbysjen e presidentit Ben Ali, ndërsa demonstratat në Egjipt për të gjashtën ditë me radhë kërcënojnë sundimin e presidentit Hosni Muabarak.
XS
SM
MD
LG