Ndërlidhjet

SHBA-të apelojnë për zgjedhje të reja në Egjipt


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Klinton ka kërkuar nga Mubarak zbatimin e reformave të thella, në përgjigje të protestave masive që kanë përfshirë vendin.

Kryediplomatja amerikane tha se ushtria, të cilën Mubarak e ka nxjerrë në rrugë për të qetësuar trazirat, duhet të tregojë përmbajtje ndaj protestuesve paqësorë.

Ajo tha se emërimi i Omar Suleimanit në postin e zëvendëspresidentit shënon një “fillim” në reformat politike, por këmbënguli se duhet bërë shumë më shumë.

Klinton tha se Uashingtoni nuk po e shqyrton mundësinë e ndërprejes së ndihmave për Kajron.
XS
SM
MD
LG