Ndërlidhjet

El Baradei: Mubarak të largohet që sot


Disidenti egjiptian, Muhamed El Baradei, tha se presidenti Hosni Mubarak duhet të largohet “sot”, për t’i lëshuar udhën një qeverie të unitetit kombëtar.

Laureati i Çmimit Nobel tha për CNN-in se “Mubarak duhet të ikë, të pasohet nga një tranzicion i qetë dhe të merren të gjitha masat e caktuara për zgjedhje të lira dhe të drejta”.

El Baradei, ish-udhëheqës i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, është kthyer nga Vjena në Egjipt, “për të ndihmuar vendin drejt tranzicionit politik, nëse një gjë e tillë i kërkohet ta bëjë”.

Organizata e paligjshme opozitare “Vëllazëria myslimane” ka kumtuar se do ta mbështesë El Baradein si negociator në regjimin e trazuar të Mubarakut.

Protestat në Egjipt kanë vazhduar dhe sot, ndërsa Perëndimi dhe SHBA-të kanë përsëritur thirrjet për përmbajtje nga dhuna.
XS
SM
MD
LG