Ndërlidhjet

SHBA: Iraku nuk mund të mbrohet pa ndihma


Pa ndihma të menjëhershme shtesë, forcat e sigurisë të Irakut nuk do të mund të jenë në gjendje ta mbrojnë vendin nga sulmet e kryengritësve apo armiqtë e jashtëm, kur të largohen ushtarët amerikanë, vlerësohet në një raport të publikuar në SHBA.

Raporti gjashtëmujor i inspektoratit të përgjithshëm për rimëkëmbjen e Irakut citon të dhënat nga ambasada amerikane në Irak, sipas të cilave, qeveria, ekonomia, sistemi gjyqësor dhe shërbimet bazike, si furnizimi me ujë dhe energji, ende janë jostabile.

Në raport thuhet se fajtori kryesor për këtë gjendje në Irak është korrupsioni në ushtri dhe polici.

"Disa vëzhgues amerikanë kanë vërejtur mangësi të vërteta apo të mundshme në kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë, të cilat mund të ndikojnë në afësinë e tyre për t'i arritur synimet e sigurisë", theksohet në raport.
XS
SM
MD
LG