Ndërlidhjet

KQZ: PDK 34 mandate, LDK 27, VV 14, AAK 12, AKR 8...


Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli të dielën në mbrëmje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 32.11 % dhe ka marrë 34 mandate në Kuvendin e Kosovës; Lidhja Demokratike e Kosovës 24.69 për qind, ka fituar 27 mandate, Vetëvendosje ka fituar 12.69 për qind me 14 mandate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11.04 për qind me 12 mandate, Aleanca Kosova e Re 7.29 për qind me 8 mandate.

FER dhe LDD nuk kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se miratimi i rezultateve është bërë me konsensus të plotë të anëtareve të KQZ-së.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 45.29 për qind.

Certifikimi bëhet pas konfirmimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme, nëse eventualisht mund të ketë ankesa të mëtejme.

Ankesat bëhen 24 orë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
XS
SM
MD
LG