Ndërlidhjet

logo-print

ElBaradei: Egjipti e fillon një epokë të re


Personaliteti opozitar në Egjipt, Mohamed El Baradei, i ka bërë thirrje presidentit Hosni Mubarak, që të largohet nga posti, duke thënë se egjiptianët po e fillojnë një periudhë të re të jetës së tyre kombëtare.

Këto komente ai i bëri mbrëmë para një turme në Sheshin Tahrir, që është qendër e protestave anti-qeveritare në kryeqytetin Kajro.

E shtuna ishte dita e gjashtë e protestave masive kundër pushtetit 30 vjeçar të Hosni Mubarakut.

ElBaradei, fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha se atij i është dhënë mandati nga grupet opozitare, përfshirë edhe grupin e ndaluar Vëllazëria Myslimane, për të zhvilluar negociata me ushtrinë dhe me regjimin e Mubarakut për tranzicion në koalicionin e unitetit kombëtar.

Megjithatë, presidenti Mubarak, nuk ka dhënë indikacione se ai po përgatitet që të tërhiqet.

Dje autoritetet kanë shpallur zgjerimin e orës policore gjatë natës, ndërsa Mubaraku ishte takuar me komandantët ushtarak të Egjipitit.
XS
SM
MD
LG