Ndërlidhjet

SHBA: Obama kërkon tranzicion të “rregullt” në Egjipt


Presidenti ameirkan, Barak Obama, ka bërë thirrje për “tranzicion të rregullt” në demokraci në Egjipt.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama kishte biseduar me telefon me liderët e Turqisë, të Izraelit, të Arabisë Saudite dhe të Britanisë, për krizën në Egjipt.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se Obama e mbështetë “një tranzicion të rregull në qeveri, që është përgjegjëse ndaj aspiratave të popullit të Egjiptit”.

Në një paraqitje në emisionet televizive në Shtetet e Bashkuara, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka forcuar mesazhin e zotit Obama, duke thënë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin “zgjedhje të lira dhe korrekte” në Egjipt, si konsekuencë e protestave masive kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak.

Zonja Klinton nuk e ka specifikuar nëse Uashingtoni dëshiron ta shoh aleatin e saj për një kohë të gjatë, Mubarakun, që të tërhiqet.

Por, ajo theksoi se qeveria amerikane kërkon që trazira në Egjipt të çoj kah, siç tha ajo, “qeveria me pjesëmarrje demokratike”.
XS
SM
MD
LG