Ndërlidhjet

BE: Priten sanksione kundër regjimit në Minsk


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pritet që të imponojnë sanksione kundër regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenka, gjatë mbledhjes së sotme në Bruksel.

Raportohet se ministrat e BE-së, me gjasë, do ta rikthejnë gjendjen e ndalimit të vizave për presidentin Lukashenka dhe për zyrtarët e tjerë të Bjellorusisë, si përgjigjje ndaj goditjes së regjimit kundër protestuesve, pas rizgjedhjes së presidentit Lukashenka, në zgjedhjet e kontestuara më 19 dhjetor.

Qindra veprimtarë opozitarë dhe kandidatë presidencialë ishin burgosur gjatë ndërhyrjes së forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG