Ndërlidhjet

Fratini: Egjiptianët dëshirojnë demokraci, jo ekstremizëm


Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje për tranzicion paqësor në demokraci, në Egjipt dhe në Tunizi, dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër marrjes së pushteti nga ana e militantëve religjiozë.

Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, tha sot se beson se “egjiptianët do të dëshirojnë demokraci dhe të drejta civile, e jo radikalizëm dhe ekstremizëm”.

Këto komente, ai i bëri para mbledhjes së rregullt të ministrave të jashtëm të BE-së, ku situata në Egjipt dhe Tunizi, do të jetë në krye të agjendës.
XS
SM
MD
LG