Ndërlidhjet

Egjipt: Protestat kundër regjimit të Mubarakut në ditën e 7-të


Protestat në Egjipt kundër pushtetit të presidentit Hosni Mubarak, sot kanë hyrë në ditën e shtatë.

Raportohet se mijëra protestues po tubohen në sheshin Tahrir në Kajro, ku disa prej tyre e kaluan natën, duke e injoruar orën policore.

Protesutesit po kërkojnë që Mubaraku të tërhiqet pas 30 viteve në pushtet.

Për të martën protestuesit kanë bërë thirrje për grevë të përgjithshme në Egjipt dhe shpresojnë që këtë ditë të tubojnë “një milion njerëz” në marshin protestues.

Personaliteti opozitar, Mohamed ElBaradei, duke folur para demonstruesve, tha se nuk ka kthim prapa:

“Erdha këtu për t’ju bashkuar në ditën më të lumtur të jetës sonë. Unë mund ta shikoj secilin prej jush në sy. Si egjiptianë, ju i keni marrë përsëri të drejtat e juaja për jetë dhe liri. Ajo që ka nisur nuk mund të kthehet prapa. Siç kam thënë më herët, ne kemi vetëm një kërkesë: përfundimin e regjimit dhe fillimin e një periudhe të re”, tha El Baradei.

ElBaradei, fitues i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha se atij i është dhënë mandati nga grupet opozitare, përfshirë edhe grupin e ndaluar Vëllazëria Myslimane, për të zhvilluar negociata me ushtrinë dhe me regjimin e Mubarakut për tranzicion në koalicionin e unitetit kombëtar.

Prej se trazirat në Egjipt kanë filluar, raportohet se janë vrarë më se 100 njerëz.

Disa vende e kanë filluar evakuimin e shtetasve të vet dhe kanë rekomanduar që që mos udhëtohet në Egjipt.
XS
SM
MD
LG