Ndërlidhjet

Sudan: Raportohet se studenti protestues ka vdekur


Raportohet se një student, që ishte rrahur brutalisht nga forcat e sigurisë, gjatë protestave të djeshme anti-qeveri në Sudan, ka vdekur nga plagët e marra.

Aktivistët thanë se studenti, Mohamed Abdelrahim, kishte vdekur gjatë natës në spital.

Protestat e organizuara nga të rinjtë në kryeqytetin Kartum dhe në disa qytete të tjera, në pjesën veriore të Sudanit, ishin të inspiruara nga protestat e ngjashme në Tunizi dhe Egjipt.

Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër presidentit Omar Hasan al-Bashir, i cili e ka udhëhequr këtë vend për më tepër se 20 vjet dhe është i akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal, për gjenocid dhe krime të luftës në Darfur.

Protestat anti-qeveri në pjesën veriore të Sudanit, janë përputhur me rezultatet preliminare të referendumit, që tregojnë se Jugu, në masë të madhe, ka votuar për ndarje nga Veriu i Sudanit.
XS
SM
MD
LG