Ndërlidhjet

logo-print

Betohet qeveria e re egjiptiane



Qeveria e re egjiptiane është betuar sot para presidentit Hosni Mubarak. Në kabinetin e ri, të ndryshuar si pasojë e protestave, nuk figuron Habin el Adli, ish ministër i brendshëm. El Adli akuzohet si përgjegjës për brutalitetin policor gjatë protestave.

Mubarak ka mbajtur sërish në kabinetin qeveritar ministrat e mbrojtjes dhe atë të punëve të jashtme.

Televizioni shtetëror njoftoi se të gjitha udhëtimet me tren janë pezulluar në prag të grevës së përgjithshme të paralajmëruar për të martën.

Mbi 100 njerëz janë vrarë nga përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që nga fillimi i trazirave në Egjipt në fillim të javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG