Ndërlidhjet

Berisha dëshmon, PS-ja më 4 shkurt proteston



Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dëshmuar sot para Komisionit Parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Berisha gjatë paraqitjes së tij para Komisionit përsëriti akuzat ndaj opozitës.

“Puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti që u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, Rama-Ruci-Gjinushi”, ka pohuar Berisha.

Partia Socialiste ka firmosur po sot kërkesën për shpalljen antikushtetues të Komisionit Parlamentar për hetimin e 21 janarit.

Socialisët kanë deklaruar se protestat e tyre do të vazhdojnë më 4 shkurt. Forma e kësaj proteste do bëhet e ditur për qytetarët në ditët në vazhdim.
XS
SM
MD
LG