Ndërlidhjet

logo-print

BE: Italia bllokon deklaratën për përndjekje fetare



Bashkimi Evropian ka dështuar të arrijë dakordim mbi deklaratën kundër përndjekjes së pakicave fetare pasi Italia kundërshtoi heqjen e çdo reference për mbrojtjen e të krishterëve.

Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini tha se drafti i propozuar në takimin e ministrave të jashtëm, i cili shpreh shqetësime lidhur me numrin në rritje të sulmeve në vendet e adhurimit dhe ndaj pelegrinëve, tregon një "masë të tepruar sekularizmi".

"Teksti përfundimtar nuk përfshinte asnjë referencë për të krishterët, sikur të flitej për diçka tjetër, prandaj kërkova që teksti të tërhiqet", tha Fratini.
XS
SM
MD
LG