Ndërlidhjet

Frenk Uisner kthehet në Kairo



Ish ambasadori amerikan në Egjipt, Frenk Uisner, është kthyer në Kairo për të diskutuar me zyrtarët e lartë rreth trazirave që kanë përfshirë këtë vend të Afrikës Veriore.

Departamenti i Shtetit tha se Uisner pritet ta përforcojë mesazhin e Uashingtonit se Egjipti duhet të zbatojë reforma të gjera ekonomike dhe ndryshime politike, të cilat do t’i hapnin rrugën zgjedhjeve të lira e të drejta.

Diplomati Uisner ishte përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në bisedimet rreth statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG