Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata bllokon lirimin e diplomatit amerikan



Gjykata e Pakistanit në qytetin Lahore u ka urdhëruar autoriteteve pakistaneze të mos e lirojnë zyrtarin amerikan, i cili u arrestua në lidhje me vrasjen e dy pakistanezëve.

Gjykata poashtu i tha qeverisë që të mos i lejojë amerikanit të braktisë vendin.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara i ripërsëritën kërkesat që Pakistani t'a lirojë amerikanin, duke thënë se ai ishte arestuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe se gëzon imunitet të plotë në bazë të Konventës së Vjenës.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomati kishte besuar se pakistanezët deshin ta plaçkitin në një postbllok.
XS
SM
MD
LG