Ndërlidhjet

2010 viti më vdekjeprurës për civilët afganë



Viti 2010 ishte më vdekjeprurësi për civilët afganë që nga fillimi i invazionit të prirë nga SHBA-të pothuaj një dekadë më parë, me më shumë se 2.400 civilë të vrarë.

Organizata Mbikqyrëse e të Drejtave në Afganistan (ARM) me seli në Kabul, thotë se talibanët dhe kryengritësit tjerë ishin përgjegjës për 60 % të vdekjeve, ndërsa forcat ndërkombëtare për 21 % të viktimave.

Raporti thotë se rreth 12 % të vdekjeve janë shkaktuar nga forcat afgane.

ARM tha se në vitin 2009 u vranë pak më shumë se 2.300 civilë.
XS
SM
MD
LG