Ndërlidhjet

Zyrtarë dhe intelektualë myslimanë do të vizitojnë Aushvicin



Një grup i zyrtarëve dhe intelektualëve, kryesisht nga vendet myslimane, do të vizitojnë sot kampin e vdekjes Aushvic në Poloni.

Pritet që rreth 150 krerë aktualë dhe ish shefa të qeverive, ambasadorë dhe akademikë, nga vendet si Turqia dhe Maroku, t'a vizitojnë kampin famëkeq nga Lufta e Dytë Botërore.

Udhëtimi i cili mbështetet nga Kombet e Bashkuara, është organizuar nga grupi "Projekti Aladin", i formuar në vitin 2009 me synim të ngritjes së vetëdijësimit mbi Holokaustin, për luftën kundër racizmit, islamofobisë dhe jotolerancës.

Në mesin e vizitorëve ishin paralajmëruar edhe zyrtarë nga Tunizia dhe Egjipti, por ardhja e tyre është anuluar për shkak të trazirave në këto dy vende.
XS
SM
MD
LG