Ndërlidhjet

UNESCO bën thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Egjipt


UNESCO ka ftuar autoritetet egjiptiane dhe protestuesit që të mbrojnë trashëgiminë kulturore të vendit dhe të respektojnë lirinë e të shprehurit gjatë krizës së vazhdueshme politike atje.

Reagimi ka pasuar raportimet mbi tentim-plaçkitjet në Muzeun Egjiptian të Kajros dhe në lokacionet tjera historike e kulturore.

Irina Bokova, drejtore e UNESCO-s, ka thënë se “trashëgimia kulturore e Egjipit, qoftë në monumente apo artefakte, është pjesë e trashëgimisë antike të njerëzimit”.

“Vlera e 120 mijë artikujve në Muzeun Egjiptian në Kajro është e pamatshme, jo vetëm në kuptimin shkencor apo financiar, por edhe për faktin se ato pasqyrojnë identitetin kulturor të popullit egjiptas”, ka thënë zonja Bokova në një komunikatë për shtyp.
XS
SM
MD
LG