Ndërlidhjet

Recesioni ekonomik dëmton tregun e transfereve në “La Liga”


Klubet sportive në “La Liga” janë zakonisht në mesin e pjesëmarrësve më aktivë në tregun e transfereve evropiane të muajit janar, duke shpenzuar po aq – në mos më shumë – se homologët e tyre anglezë, gjermanë dhe italianë. Por, jo këtë vit.

Spanja vazhdon të jetë e mbështjellur me recesionin ekonomik, me papunësinë që ka arritur në 21 për qind dhe klubet e futbollit në këtë vend janë përgjigjur ndaj krizës duke shtrënguar rripat e tyre.

Sipas të përditshmes sportive “AS”, të 20 klubet kanë shpenzuar gjithsej 27.7 milionë euro në lojtarë të rinj, pothuajse 10 herë më pak se Premier Liga Angleze.
XS
SM
MD
LG