Ndërlidhjet

Takime mes sindikalistëve dhe qeverisë për rritje pagash


Në Qeverinë e Kosovës, kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Kosovës, Haxhi Arifi, së bashku me përfaqësuesit e sindikatave të tjera të punëtoreve, të cilët nga sot kanë pritur t’i marrin pagat me rritje, janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin në largim, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i BSPK-së, Xhafer Xhaferi, e ka konfimuar lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Xhaferi deklaroi se takimi po zhvillohet për shkak të vonesave të pagave për puntorët e sektorit publik.

Ai nuk ka dashur të flasë më shumë për këtë çështje, por ka deklaruar se ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati i këtyre takimeve.

“Ne do të insistojmë që vendimi të zbatohet dhe nuk do të terhiqemi nga ai vendim“, tha ai.

Takime tjera priten në orët e pasdites.
XS
SM
MD
LG