Ndërlidhjet

Bankierët nga Wall Street mund të jenë në shënjestër të terrorizmit


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara ua kanë tërhequr vërejtjen udhëheqësve bankarë në Wall Street, se kompanitë e tyre mund të jenë në shënjestër të Al Kaidës, ka raportuar rrjeti televiziv NBC.

Sipas këtij njoftimi, zyrtarë të shërbimeve sekrete janë të shqetësuar se pjesëtarë të Al Kaidës në Jemen mund të provojnë të dërgojnë me postë mjete shpërthyese kimike apo biologjke në adresë rë bankierëve të Wall Street.

Ndonëse kërcënimet nuk janë specifike, zyrtarët janë të shqetësuar se emrat e disa udhëheqësve të lartë financiarë janë diskutuar nga pjesëtarë të rrjetit terrorist.
XS
SM
MD
LG