Ndërlidhjet

Gjermania zvogëlon masat e sigurisë kundër terrorizmit


Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maizier, tha se do të reduktojë numrin e policëve që patrullojnë në stacionet hekurudhore dhe vendet tjera publike që nga paralajmërimi për sulme terroriste, vitin e kaluar.

De Maizier tha se Gjermania mbetet në shënjestër të ekstremistëve islamikë, porse “incidentet që kanë nxitur rritjen e sigurisë, janë adresuar”.

Sipas tij, ato përfshijnë përpjekjen e pasuksesshme të një dege të Al Kaidës në Jemen për të hedhur në erë dy avionë mallrash mbi Shtetet e Bashkuara, si dhe raportet për një sulm të mundshëm terrorist në Gjermani, kah fundi i nëntorit.

Gjermania ka ushtarë që shërbejnë në Afganistan, si pjesë e forcës së NATO-s.
XS
SM
MD
LG