Ndërlidhjet

Prishtinë: S’ka rritje pagash për muajin janar


Përfaqësuesit e qeverisë në dorëheqje kanë njoftuar se nuk do të ketë rritje të pagave për muajin janar.

Në një konferencë për media, zëvendësministri në largim i Ekonomisë, Bedri Hamza, tha se stërzgjatja e procesit zgjedhor dhe mosmiratimi i buxhetit për vitin 2011, janë arsyet pse punëtorët publikë nuk do t’i marrin pagat e janarit me rritje.

Një gjë e tillë, sipas tij, do të realizohet në muajin shkurt, pas miratimit të buxhetit.

Nga ana tjetër, qeveria e Kosovës, nëpërmjet një kumtese, thotë se sigurohen të gjithë punëtorët e sektorëve përkatës “që kanë përfituar nga rritja e pagave, se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 janar 2011”.

Hamza hodhi poshtë mundësinë e presioneve nga jashtë për rritje të pagave.

“Qeveria nuk merr vendime nën presion. Qeveria e Kosovës merr vendime konform planit dhe agjendave të veta”, tha ai.
XS
SM
MD
LG