Ndërlidhjet

Rama përsërit thirrjen për ndërmjetësim ndërkombëtar


Kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama, bëri thirrje për protesta të reja kundër qeverisë, që do të mbaheshin të premten.

Ai përsëriti thirrjen për një ndërmjetësim urgjent ndërkombëtar, që do t’i jepte fund krizës politike.

“Ne presim një ndërhryje sa më shpejt që të jetë e mundur, për të gjetur zgjidhje për këtë krizë të rëndë që ka përfshirë vendin”, tha Rama.

Ai tha se ka folur me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarin për zgjerim, Shtefan Fyle, i cili i ka thënë se janë të gatshëm të ndërmjetësojnë në kontestin e opozitës me qeverinë.

“Ne jemi të gatshëm për dialog dhe për të gjetur një kompromis në interes të Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, tha Rama.

Protestat do të mbahen në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, të premten, më 4 shkurt, ka bërë të ditur kryesocialisti Rama.
XS
SM
MD
LG