Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhje të parkohshme në Irlandë


Qeveria irlandeze ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 25 shkurt.

Kryeministri Brajan Kouen tha se Parlamenti është shpërndarë një vit para skadimit të mandatit.

Në nëntorin e kaluar, Kouen u detyrua të pranojë ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi kriza e borxheve kishte gjunjëzuar ekonominë irlandeze.

Partia e Kouenit pritet të pësojë humbje të thellë, pasi votuesit e fajësojnë atë për keqadministrim të situatës ekonomike.

XS
SM
MD
LG