Ndërlidhjet

Dublini dëbon një diplomat rus


Irlanda ka dëbuar një diplomat të Rusisë, pas zbulimeve se inteligjenca ruse ka vjedhur identitetet e qytetarëve irlandezë për t’i përdorur si mbulesë për sipunët që veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Jashtme tha se hetimet e policisë kanë zbuluar se agjentët e Rusisë kanë falsifikuar dhe shfrytëzuar gjashtë pasaporta irlandeze.

Identiteti i diplomatit të dëbuar nuk është bërë i ditur.

Në vitin 2010, në Shtetet e Bashkuara është zbuluar një rrjet i spiunëve rusë, që jetonin si “qytetarë amerikanë”. Disa nga ta kishin përdorur pasaporta irlandeze.
XS
SM
MD
LG