Ndërlidhjet

Panasonic rrit fitimet me 24%



Panasonic, kompania japoneze e prodhimeve elektronike, ka shënuar rritje të fitimit prej 24% në periudhën Tetor-Dhjetor 2010.

Rezultatet pozitive kanë ardhur megjithë dëmin e shkaktuar në tregun ndërkombëtar nga jeni japonez, vlera e të cilit ka qenë mjaft e lartë.

Rezultatet e Panasonic-ut vijnë pak ditë pas suksesit të një tjetër kompanie japoneze, asaj të prodhimit të automjeteve, Toyota. Kjo e fundit megjithë problemet ka mbetur edhe vitin e kaluar kompania numër një në botë në industrinë e makinave.
XS
SM
MD
LG