Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Jemenit premton largimin


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, tha sot se nuk do të kërkojë rizgjedhjen kur të përfundojë mandati aktual në vitin 2013. Saleh gjithashtu premtoi se nuk do t'ia kalojë pushtetin të birit.

Saleh i bëri këto komente para parlamentit dhe përfaqësuesve të ushtrisë, duke theksuar se "koncensionet" ishin në të mirë të vendit.

Opozita në Jemen ka kërkuar mbajtjen e një tubimi të madh të enjten, ku do të protestohet kundër presidentit aktual.

Jemeni është një nga vendet më të varfëra në botë, që njëherësh përballet dhe me terroristët e Al Kaidës brenda territorit të vetë. Saleh ka qenë një bashkëpunëtor i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG