Ndërlidhjet

Zvicër: Deputetët kërkojnë hetime ndërkombëtare për trafikim organesh



Akuzat që i ka prezantuar politikani zviceran Dik Marti në cilësinë e raportuesit të Këshillit të Evropës lidhur me trafikimin e organeve, duhet t'i hetojë një komision ndërkombëtar, ka kërkuar komisioni i politikës së jashtme në këshillin kombëtar të Zvicrës.

Ky komision bëri thirrje të martën qeverisë që të angazhohet në planin ndërkombëtar për një hetim të atillë, duke theksuar se vendimi është marrë njëzërit.

Më herët, Marti e njoftoi komisionin lidhur me raportin e tij, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë tregtisë ilegale me organe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG