Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata nuk pranon disa dëshmi të prokurorisë në rastin 'Medicus'



Në seancën e konfirmimit të aktakuzës mbi rastin “Medicus”, gjykatës i EULEX-it vendosi se janë të papranueshme disa dëshmi të prokurorisë.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha se këtu përfshihen dëshmitë lidhur me bastisjen e klinikës Medicus, e cila sipas sipas gjykatësit, është kryer pa vendim gjykate.

Prokurorët e EULEX-it thanë se do të ankohen ndaj vendimit.

Një panel prej tre gjykatësve do vendosë mbi ankesën e prokurorisë dhe pastaj, gjykatësi do të vendosë nëse do të konfirmojë aktakuzën, tha Krasniqi.

Afati i mëparëshëm për konfirmimin e aktakuzës ka qenë 5 shkurti, por nuk dihet nëse zhvillimet e fundit do të mund ta shtyjnë edhe më tej atë.
XS
SM
MD
LG