Ndërlidhjet

logo-print

Kosovarët këshillohen të mos udhëtojnë në Egjipt

  • RFE /RL

Egjipti është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Hosni Mubarak nga pushteti.

Egjipti është përfshirë nga protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Hosni Mubarak nga pushteti.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës udhëzon qytetarët kosovarë me qëndrim në Egjipt që të kthehen në vend.

Në një komunikatë për shtyp, kjo ministri thotë se "në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Egjiptit, MPJ e Kosovës po vepron nëpërmjet kanaleve të saj diplomatike në vendet e afërta që t’i ndjekë nga afër zhvillimet e situatës".

"Nga informacioni i pranuar merret vesh se në Egjipt, kryesisht në kryeqytetin Kairo, janë rreth 30 shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët në kushtet e krijuara rishtazi janë të paprekur dhe mirë me shëndet", thuhet në komunikatë.

Ministria gjithashtu njofton se "shtetasit e Kosovës janë rigrupuar dhe kanë lëvizje shumë të kufizuar. Duke qenë kryesisht studentë, disa janë tubuar me studentë të shteteve tjera dhe të tjerë janë rigrupuar në lagjet e kryeqytetit Kairo".

Dy shtetas kosovarë, studentë në Kairo, thuhet të janë evakuuar me ndihmën e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të cilët tashmë kanë mbërritur në Kosovë.

"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i këshillon qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë për në Egjipt, ndërsa atyre me qëndrim në Egjipt iu sugjeron të kthehen në vend", thuhet në fund të komunikatës.
XS
SM
MD
LG