Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi: Pushteti në Egjipt të ndërrohet pa vonesë



Presidenti i Francës Nikola Sarkozi bëri thirrje për fillimin e ndërrimit të pushtetit në Egjipt "pa vonesë".

Në njoftimin nga kabineti thuhet se ndërrimi është i domosdoshëm "për t'iu përgjigjur dëshirës për ndryshime që populli e ka shprehur fuqishëm".

Në Egjipt nga 25 janari vazhdojnë protestat kundër regjimit të presidentit Hosni Mubarak, i cili mbrëmë deklaroi se do të mbetet në pushtet deri në fund të mandatit.
XS
SM
MD
LG