Ndërlidhjet

logo-print

BE katërfishon ndihmën shoqërisë civile në Bellorusi



Komisioni Evropian do t'a katërfishojë ndihmën për shoqërinë civile në Bellorusi, që t'i mbështesë të drejtat e njeriut dhe demokracinë atje.

Në konferencën e donatorëve në Varshavë, komisioneri për Zgjërim i BE-së, Shtefan Fyle tha se ndihma evropiane do të rritet në 15,6 milionë euro nga 4 milionë sa është aktualisht.

Konferenca, në të cilën marrin pjesë 40 vende, synon grumbullimin e fondeve për opozitën belloruse, pas shtypjes së protestave që pasuan rizgjedhjen e presidentit Aleksand Lukashenko në 19 dhjetor.
XS
SM
MD
LG