Ndërlidhjet

Rama: Jemi për dialog por protestat nuk i ndalim


Opozita shqiptare është gati për dialog e kompromis për zgjidhjen e situatës politike në vend, mirëpo demonstratat nuk do të ndalen, tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Rinënvizojmë se jemi të gatshëm për dialog por nuk do të ndalemi në rrugën e protestave paqësore nëse Berisha nuk zbrapset nga rruga antikushtetuese ku është futur” tha Rama.

Ai tha se demonstratat do të shtrihen të premten në katër qytete,Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë.

Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po sulmon çdo institucion që është kundër qeverisjes së tij.
XS
SM
MD
LG