Ndërlidhjet

Serbia dëshiron hetim të pavarur për trafikim të organeve



Prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviq ka bërë thirrje që hetimet për trafikim organesh nga ish pjesëtarë të UÇK-së të drejtohen nga një prokuror i pavarur.

"Besoj se qëndrimi i organizatës Human Rights Watch dhe Dik Martit për të pasur një prokuror të pavarur është ndoshta zgjidhja më e mirë", i tha Vukçeviq gazetës Veçernje Novosti.

Vukçeviq ka shtuar se ai ka "shqetësime lidhur me mundësinë që EULEX-i" t'i hetojë pohimet.

EULEX-i ka hapur hetime preliminare dhe u ka bërë thirrje të gjitha organizatave dhe individëve që t'i prezantojnë provat e mundshme mbi pretendimet e ngritura.
XS
SM
MD
LG