Ndërlidhjet

logo-print

Cikloni masovik godet Australinë



Stuhitë e fuqishme dhe shirat e mëdha të ciklonit kanë filluar t'i rrahin brigjet verilindore të Australisë.

Stuhia përshkruhet si më e madhja që ndonjëherë ka goditur zonën.

Pamjet nga sateliti e përshkruan ciklonin Jasi si stuhi masive që mbulon një zonë me madhësi të Italisë apo Zelandës së Re.

Udhëheqësit e Australisë kanë paralajmëruar shkatërrime të mundshme në qytetet që shtrihen përgjatë 300 kilometrave të bregut të shtetit Kuinsland.

Mijëra banorë kanë ikur nga stuhia, e cila pritet të arrijë shpejtësinë 300 km/h.
XS
SM
MD
LG