Ndërlidhjet

Polonia kërkon kampet naziste ta ndërrojnë ueb-faqen



Polonia u ka bërë thirrje muzeumeve të kampeve naziste të përqëndrimit që t'a heqin prapashtesën ".pl" nga adresat e tyre në internet, në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë se kampet janë ndërtuar dhe drejtuar nga polakët.

Ministri i Kulturës, Bogdan Zdrojevski tha se beson se prapashtesa krijon lidhje të paqenë ndërmjet kampeve naziste të vdekjes dhe Polonisë.

Zdrojevski u kërkoi zyrtarëve të tri kampeve, përfshirë Aushvic-Birkenau, që ta zëvendësojnë prapashtesën ".pl" me një tjetër.

Qeveria e Polonisë është përpjekur disa vjet të mos e përdorë në media emrin "Kampet polake të përqëndrimit"

Kampet e vdekjes u krijuan nga Gjermani Naziste gjatë pushtimit të Polonisë në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG