Ndërlidhjet

Topi nuk del para komisionit hetimor të 21 janarit



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi nuk do të paraqitet nesër në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për veprimtarinë e institucioneve lidhur me trazirat e 21 janarit.

Këshilltari juridik i presidentit, Spiro Peçi, tha se komisioni hetimor është antikushtetues, dhe se duke thirrur presidentin për të dëshmuar komisioni po shkel ligjet.

“Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon komisioni hetimor. Atij për dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para komisionit, gjykatës apo dhe prokurorisë”., tha Peçi.
XS
SM
MD
LG